GREQI

Një shqiptar është arrestuar në Selanik bashkë me një grek 19- vjeçar pasi u kapën me 13 kilogram heroinë dhe 879 gram kokainë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari 28- vjeçar ishte ‘shefi’ kurse 19- vjeçari grek ishte vartësi i cili kryente shpërndarjen e drogës. Ata u arrestuan pasditen e djeshme në një stacion treni.

Më pas u zbulua se shqiptari dhe greku ishin anëtarë të një grupi kriminal që trafikon drogë dhe ka lidhje në Selanik të Greqisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb