Ish-mnistri i Bujqësisë, Edmond Panariti, thekson se letra e Presidentit Ilir Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerim ndihmon Shqipërinë për në Evropë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ish-ministri shkruan se Presidenti tha të vërtetën, ndërsa shton se duhet njohur dhe pranuar ajo.

Mesazhi i Panaritit:

Presidenti tha të vërtetën! Ajo është e hidhur por vetëm njohja dhe pranimi i saj do të na shpëtoje.

Letra e Presidentit drejtuar Komisionerit per zgjerimin, e ndihmon vendin për ne Evropë dhe nuk e pengon ate! Genjeshtrat, falsifikimet dhe lojërat e fjalës do të na mbajnë peng gjatë, sic na kanë mbajtur deri tani.

Te vertetat e Presidentit dhe tonat!

Shkelja e rende e Kushtetutes nga shumica dhe perkatesisht e nenit 174 dhe e ligjit derivues mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese.
Shkelje të faktuara tashmë sakte dhe qartë,pa asnjë ekuivok!
Shkelje që i japin goditjen finale të sistemit, sepse “zaptojnë” majen e gjyqsorit ende te paprekur nga kalbezimi i pushteteve të tjerë tashmë ne nje grusht te vetem.
Kete thotë dhe ka per detyre te ndalojë që të ndodhë presidenti!
Sepse ai eshte aty per te ruajtur kushtetuten e cila sanksionon sistemin pluralist të demokracisë dhe ndarjen e pushteteve.
Njiheni dhe pranojeni te verteten, sepse ajo do t’ju shpetoje, thuhet ne Bibel!
Mos e perzje te verteten me falsifikim dhe mos e fshi të verteten, sidomos kur ti e di ate, thuhet ne Kuran!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb