Edhe një foshnje pesë muajshe është në mesin e të infektuarve me koronavirus në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicën.

Gjatë ditës së djeshme në Topanicë janë konfirmuar 11 raste të infektuar me koronavirus, ku në mesin e tyre ka rezultuar të jetë edhe një foshnje pesë muajshe.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti.

Rastet e konfirmuara mbrëmë në Topanicë të Kamenicës janë raste kontakti me një person, i cili ishte shofer dhe kishte ardhur nga Gjermania.

Ndryshe, deri me tani në Kosovë janë 125 raste me koronavirus. 44 prej tyre janë duke u trajtuar në Kliniken Infektive të QKUK-së, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërsa deri me tani 10 persona janë shëruar nga koronavirusi ndërsa një ka vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb