Në një kohë kur zyrtarisht, numri i personave të prekur në vendin tonë me koronavirusi ka shkuar në 518, një rast i dyshuar me virusin ka mbërritur pranë spitalit Infektiv.

Në një video të siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Erjon Skëndaj shihet se si burrë, i shtrirë në barelë, nxirret nga autoambulanca dhe pritet nga infermierët, që mbajnë veshje speciale dhe futet brenda ambienteve të spitalit COVID 1.

Siç shihet dhe nga pamjet, duket se personi nuk është në gjendje të hyjë vetë brenda në spital, ndërsa është ekipi mjekësor që bën të mundur lëvizjen e tij nga një barelë, tek tjetra.

Kujtojmë se ditën e sotme, nga testimet e kryera përgjatë 24 orëve, rezultuan 24 persona të infektuar me COVID-19. Aktualisht, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 26.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb