Britania është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Europë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, në 24 orët e fundit, kanë vdekur nga Covid-19, 861 njerëz.

Numri i viktimave në total në shtetin britanik ka shkuar në 13 729 persona.

Ndërsa, numri i personave të infektuar në vendin ishullor ka mbërritur deri tani në 103 093 vetë.

Koronavirusi vazhdon të shkaktojë viktima në rruzull, por tanimë më ritme më të pakta sa më parë.

Deri tashmë, kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën 136 988 vetë. Kurse, janë infektuar me virus deri në këto momente 2 107 450 persona.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: