Teksa koronavirusi ka humbur ritmin në gjithë botën disa vende shënojnë rritje të rasteve dhe viktimave nga COVID-19.

Britania po arrin Italinë sa i përket viktimave dhe mund të bëhet vendi me më shumë viktima në Europë nga COVID-19.

Rusia gjithashtu ka shënuar ditë rekord për të infektuar me mbi 10 mijë brenda 24 orë. Gjithashtu edhe India që e ka menaxhuar mjaft mirë situatën me COVID-19 si vendi i dytë më i populluar i botës shënoi 2 mijë e 600 infeksione.

Kurse SHBA vijon me bilancin negativ me 1 mijë e 400 viktima brenda 24 orëve të fundit gjithashtu dhe me mijëra të infektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb