Pas Krujës dhe Beratit, edhe Tirana ka regjistruar një rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se ka rezultuar pozitive me COVID-19 një grua tek Onkologjiku, e cila bënte terapi tek aksileratori.

Për këtë arsye, pritet që t’iu merren mostrat të gjithë personave, që kanë pasur kontakt me të infektuarën. Nga të dhënat, bëhet e ditur se gruaja e infektuar kishte pesë ditë që bënte trajtimin ambulator tek Onkologjiku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb