BERLIN

Gjermania planifikon që të zgjasë distancimin social deri më datë 29 qershor 2020, ka cituar media gjermane BILD një projekt –dokument, që ka nevojë ende që të aprovohet nga shteti federal.

I pyetur për këtë raport, një zyrtar qeveritar gjerman ka thënë se bisedimet janë ende në vazhdim.

BILD shkruan se takimet në vendet publike do të kufizoheshin në maksimumi 10 persona ose në dy familje.

Po ashtu, projekt-ligji parashikon që të ketë ajër të pastër në vendin ku mbahet distancimi social.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb