Angel Di Maria mund të kthehet në Argjentinë. Pas thashethemeve të vazhdueshme për ardhjen e tij të mundshme në Rosario Central ku ai u rrit, futbollisti i njohur ka përfunduar në radarët e River Plate. Ish-lojtari i Juventusit këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar jo pak por 12 asistime.

Në Portugali ai u kritikua shumë pas humbjes së penalltisë në çerekfinalet e Europa League kundër Marsejës dhe kjo është një nga arsyet që e bëri atë të mendonte për largimin nga Benfica.

Kujtojmë se 36-vjeçari fillimet i pati te Benfica, për t’u transferuar më pas te Real dhe Manchester United. Më pas, Di Maria luajti në Paris me PSG, për të kaluar më pas te Juventus.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb