Kili zgjati sot karantinën në zonën e Santiagos me edhe me një javë tjetër, deri më 12 qershor, njoftuan mediet lokale.

Qeveria ka konfirmuar 113 628 raste me koronavirus dhe 1 275 viktima, duke e bërë atë vendin e tretë në Amerikën Latine me numrin më të madh të rasteve pas Brazilit dhe Perusë.

Shumica e rasteve janë regjistruar në zonën metropolitane të kryeqytetit, në të cilën ndodhen rreth 8 milionë banorë ose rreth 40% e popullsisë së vendit.

“Karantina ka reduktuar lëvizjen me rreth 30%”, deklaroi ministrin i Shëndetësisë, Jaime Manalich.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb