ITALI

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar 4 persona nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe quhen Ferdinand Kekaj 35 vjec dhe Xhuljano Prifti 35 vjec. Policia ka sekuestruar gjithsej 450 kilogramë hashash. Lënda narkotike është sekuestruar në komunën Fenegrò në provincën e Komos, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Në këtë “biznes”, ishte përfshirë edhe një zviceran, që bashkëpunonte me shqiptarët që quhej Alessio Barone.

Mes të arrestuarve është dhe shtetasi italian Antonio Valenzisi, 56 vjec i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i dyshuar si anëtar i mafies kalabreze Ndragheta.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb