Protesta për prishjen e Teatrit Kombëtar janë zhvilluar këtë fillim jave në Vjenë. Ashtu sic shihet edhe në fotot që disponon “BalkanWeb”, një grup shqiptarët janë mbledhur për të protestuar përpara selisë qendrore të fondacionit “Erste Stiftung”.

“Erste Stiftung” është një fondacion i cili edhe më herët ka mbështetur financiarisht dhe përmes imazhit publik iniciativa për zhvillimin e demokracisë në Ballkan. Me pankarta në duar, ku ndër të tjera shkruhet “Rama-Veliaj, vëllezër në krim”, apo “ Demokracia në Shqipëri po vdes, mos hesht”, protestuesit kërkojnë që fondacioni, si mbështetës i zërit të shoqërise civile, të mbajë një qëndrim në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilin e konsiderojnë një simbol të trashëgimisë europiane.

Ata shprehen se me qëllim sensibilimin e opinionit ndërkombëtar për regjimin që është vendosur aktualisht në Shqipëri, do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim, përpara organizatave të tjera joqeveritare dhe ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb