TIRANË

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot gjatë prezantimit të kryenegociatorit Zef Mazi, ku tha se nuk janë 15 por janë mijëra kushte për integrimin europian.

Gjosha i kërkon qeverisë të marrë seriozisht 15 kushtet dhe të mos fillojë një këngë të re për mijëra kushte që janë për një etapë tjetër.

Ajo thekson se asnjë kornizë negociuese që do paraqitet nga Komisioni Europian, nuk do të kishte asnjë vlerë pa plotësimin e 15 kushteve që do të lejonin fillimin e procesit.

“Do ishte mirë që qeveria t’i merrte seriozisht 15 kushtet dhe mos të fillojë këngën e re të mijëra kushteve që i përkasin një etape tjetër.
Institucionet kanë detyrë urgjente të përgjigjen me rezultate konkrete dhe të mos merren me propagandën e atyre që prej 4 vitesh e kanë hequr integrimin nga prioriteti kombëtar.
Asnjë kornizë negociuese që do paraqitet nga Komisioni Europian, nuk do të kishte asnjë vlerë pa plotësimin e 15 kushteve që do të lejonin fillimin e procesit të negociatave”, deklaroi Gjosha.

Gjosha Fb
Gjosha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb