Policia greke ka ndjekur një automjet që vinte nga kufiri greko – shqiptar, duke arritur që në fund ta ndalojë.

Automjeti është ndaluar në afërsi të Prevezës, ndërsa brenda në të kishte 97.5 kilogramë marijuanë e 7 kilogramë hashash në formë çokollate.

Forcat policore greke e kanë ndaluar mjetin në Luro të Prevezës. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 90 pako me 97 kilogramë e 582 gramë marijuanë dhe 17 pako me 7 kg e 161 gramë hashash në formë çokollate.

  • foto galeri

Mjeti rezulton i denoncuar i vjedhur në Prevezë më datë 09.06.2020, ndërsa targat i përkasin një mjeti tjetër.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe 1 celular. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, për të cilin nuk bëhet e ditur asnjë e dhënë, për shkak të hetimit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb