Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka përfunduar në spitial, duke bërë ndërhyrje në zemër.

Janullatos ka vendosur dje 2 stenda në zemër.  Kryepeshkopata njofton se ndërhyrja është realizuar me sukses.

Po ashtu, kryepeshkopata thotë se Anastas Janullatos është në gjendje të kënaqshme. Në njoftim thuhet se për 2 ditë Anastas kthehet në Krye-peshkopatë.

Njoftimi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë:

NJË PERIPECI E VOGËL ME SHËNDETIN E KRYEPISKOPIT ANASTAS

Pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi, u shtrua në një spital privat në Tiranë, për shkak të shqetësimeve kardiake.

Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm.

Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë.

Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës dhe Durrësit,

27 qershor 2020

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb