SHBA

Aktorja Naya Rivera është zhdukur dhe ekziston frika se mund të jetë mbytur, pasi djali i saj katër vjeçar u gjet i vetëm në një varkë në Kaliforni.

Të mërkurën pasdite (dje), ylli i “Glee” dhe djali i saj Josey morën me qira një varkë në liqenin Piru, i cili është 60 milje larg shtëpisë së Rivera-s. Ata ishin vetëm dhe makina e tyre ishte e parkuar aty pranë.

Tre orë më pas, një anije tjetër ngriti alarmin dhe pasi iu afruan gjetën Josey-n në bord teksa flinte, ndërsa Rivera nuk dukej askund. Ai kishte veshur jelekun e shpëtimit, kurse një jelek të rriturish u gjet në varkë, që tregon se aktorja nuk e ka veshur kur është hedhur në liqen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb