NGA: Ornela Manjani*
TIRANE- Kompensimi fizik dhe ai financiar për pronarët do të ndjekë një radhë kronologjie; të parat do të përfitojnë ato dosje që kanë marrë vendimin e njohjes në fillim, dhe do të ndiqet radha sipas datave të vendimeve. Prioritet do të kenë vendimet përfundimtare që janë më të hershme. Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk mund të rishikojë vendimet që janë dhënë deri tani. Afati i shqyrtimit të dosjeve zgjatet nga 60 ditë në 90 ditë. Çdo palë që ka kontestime në lidhje me vendimin, mund të apelojë kundër vlerësimit financiar dhe jo kundër vendimit për njohjen e pronës. Kompensimi fizik kur prona është e lirë i kthehet pa kufizim pronarit dhe ato vendime që janë dhënë për kthimin e tokës bujqësore nuk mund të ç’bëhen. Do të fitojnë tapitë personat që kanë marrë shtëpi ose prona nga viti 1960 deri në 1990-ën, ndërsa për tokat që janë zënë nga ndërtimet pa leje do të vijojë legalizimi dhe pronarët do të kompensohen financiarisht. Këto janë pikat kryesore që ka ndryshuar Komisioni i Ligjeve në draftin për trajtimin e pronave, të cilat prekin drejtpërdrejt interesat e pronarëve. Në mënyrë të përmbledhur Gazeta publikon sot ndryshimet thelbësore të ligjit që u miratua dje në komision vetëm me votat e mazhorancës. Opozita kundërshtoi projektligjin, i cili do të kalojë për votim në seancë plenare të mërkurën e ardhshme.

NENET QË NDRYSHOJNË

* Neni 1, germa “a” e projektligjit riformulohet vijon: a) rregullimin dhe shpërblimin e drejtë të çështjeve të së drejtës së pronësisë që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet ose konfiskimet, në përputhje me nenin 41, të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

* Neni 2, germa “a” e projektligjit riformulohet si vijon: a) përfundimi, në përputhje me këtë ligj, i procesit të trajtimit ndërmjet njohjes dhe kompensimit të pronave të subjekteve të cilave u janë shpronësuar, shtetëzuar ose konfiskuar pronat, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose të marra me çdo vendim tjetër të padrejtë nga shteti komunist prej datës 29.11.1944.

* Neni 3, pika 2 e projektligjit riformulohet si vijon: Ky ligj shtrin efektet sa i takon vlerësimit financiar, për:

a) ekzekutimin e të gjitha vendimeve, të cilat nuk janë zbatuar, për njohjen e së drejtës së kompensimit, të dhëna nga organet administrative ose gjyqësore në vendin tonë;

b) çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat e të gjitha niveleve, në Gjykatën e Lartë, si edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sa i takon vlerësimit financiar të tyre.

* Në nenin 6 të projektligjit bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Pika 1 riformulohet si vijon:
1. Për efekt të ekzekutimit, të gjitha vendimet përfundimtare për kthimin dhe kompensimin e pronës, do t’i nënshtrohen vlerësimit financiar nga ATP-ja, si më poshtë vijon:
a) Prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit.
b) Prona e kthyer vlerësohet duke e përcaktuar atë nga diferenca, që do të rezultojë midis vlerës së saj sipas zërit kadastral aktual dhe vlerës së kësaj prone sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit.

Në pikën 2, togfjalëshi “do të vlerësohen” zëvendësohet me togfjalëshin “vlerësohen financiarisht”. Në pikën 3, togfjalëshi “do të zbritet nga vlerësimi i vlerës së pronës” zëvendësohet me togfjalëshin “zbritet nga vlerësimi i pronës”.

Në pikën 6, pas togfjalëshit “duke përfshirë” shtohet togfjalëshi “vlerën e pronës së përfituar nga” * Në nenin 12 të projektligjit bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Germa “a” ndryshohet si vijon:
a) fondi fizik i pronave në çdo qark, i vënë në dispozicion me vendim të Këshillit të Ministrave; Në pikën 1, pas germës “c” shtohet germa “ç” si vijon:
ç) Sipërfaqe të tjera të vëna në dispozicion, sipas mënyrave të përcaktuara me ligj ose akte nënligjore.
Pika 2 riformulohet si vijon: Fondi i tokës vlerësohet financiarisht nga ATP-ja bazuar në hartën e vlerës, në e hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda 30 (tridhjetë) ditësh për fondin që vihet në dispozicion me vendim të Këshillit të Ministrave dhe menjëherë për fondin që kalon me vendim të ATP-së.

* Neni 13 i projektligjit ndryshohet si vijon: ndryshohet “Kompensimi fizik me ankand” Në pikën I, në vijim të fjalisë së fundit bëhet kjo shtesë “ATP-ja shpall subjektin fitues në përputhje me legjislacionin në fuqi për ankandin publik,- bazuar në ofertën më të lartë. Nëse ofertat janë të barabarta, i jepet përparësi ofertave brenda qarkut ku ndodhet prona e njohur për kompensim dhe në rast se ka disa oferta të tilla, vendimit përfundimtar më të hershëm”. Në pikën 3, referenca ligjore bëhet në pikën 2, të nenit 12 t projektligjit. r Titulli i nenit projektligjit ndryshohet “Raste të tjera të kompensimit fizik” Neni projektligjit ndryshohet vijon:

* Neni 15: Afatet e vlerësimit financiar të vendimeve për kompensim. Brenda një afati 3-vjeçar nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe sipas përcaktimeve të tij, ATP-ja, vlerëson vetëm financiarisht, të gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që kanë të njohur të drejtën e kompensimit. 2. Nëse ATP-ja nuk përmbush brenda këtij afati 3-vjeçar detyrimin sipas pikës 1 të këtij neni, subjektit i lind e drejta t’i drejtohen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për të kërkuar vlerësimin financiar sipas përcaktimeve të këtij ligji. 3. Prioritet për vlerësimin financiar do të kenë vendimet përfundimtare në rend kronologjik, duke filluar nga vendimi më i hershëm.

* Neni 19 i projektligjit ndryshohet në titull dhe në pikën 1 si vijon: Titulli i nenit amendohet “Ankimi ndaj vlerësimit financiar”, ndërkohë që pika 1 riformulohet “1. Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP-ja për përcaktimin e vlerës së pronës në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimit”.

* Neni 21, pika 1 riformulohet si vijon: l. Subjekteve të shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kompensohen pa kufizim fizikisht, brenda pronës së njohur, pronat e paluajtshme të lira sipas përcaktimeve të këtij me përjashtim të tokës bujqësore, e cila kompensohet fizikisht deri në 100 ha. * Neni 24 i projektligjit ndryshohet në titull dhe në pikën si vijon: Titulli i nenit amendohet “Trajtimi i pronës në tokat e zëna me ndërtime”, ndërkohë që pika 2 riformulohet “ATP-ja, në territoret e tjera me ndërtime, për aq sa është e mundur, trajton me kompensim fizik brenda pronës së njohur aplikuesit për pjesën e pronës që është e lirë nga ndërtimi. Nuk lejohet kompensimi fizik nën truallin e objekteve dhe një hapësirë funksionale përreth, të nevojshme për t’i shërbyer objektit”.

* Në nenin 25 të projektligjit, në pikën 1/a dhe 1/e bëhen këto ndryshime: 1. Nuk i nënshtrohen kompensimit fizik në pronën e njohur pronat e paluajtshme, që:
a) i shërbejnë një interesi publik, sipas kufizimeve të vendosura me ligj;
b) janë pronë publike e patjetërsueshme, në përputhje me aktet ligjore ose nënligjore.

* Në nenin 26 të projektligjit bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Pika 3 ndryshohet si vijon: Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

* Në nenin 27, pika 1 e projektligjit, afati për trajtimin e ankesave zgjatet nga 60 ditë në 90 ditë.

* Në nenin 30, pika 2 e projektligjit dhe fjalia e parë e pikës 3 të projektligjit ndryshon si vijon: 2. Për vendimet që nuk u është dhënë formë e prerë për shkak të ndryshimeve të ligjit, Agjencia verifikon nëse është bërë ankim brenda afatit ligjor dhe, në rast të kundërt, këto vendime konsiderohen të formës së prerë.
3. Vendimet mbi të drejtën e parablerjes që janë verifikuar nga Agjencia pas përfundimit të regjistrit do t’i dërgohen Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme brenda një muaji nga data e verifikimit dhe në çdo rast brenda 18 (tetëmbëdhjetë) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

(ed.me/GSH/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: