E ftuar në emisionin “Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa, në News24, mjekja hematologe, Alma Cili, e cila u përball me virusin e rëndë Covid-19, tregon se ajo ndjen ende shenjat e tij. Mjekja shprehet se ende e ka të vështirë të ecë apo të flasë gjatë, pasi i duhet të ndalet dhe të marrë frymë thellë. Mes të tjerash, ajo ndalet edhe tek akuzat ndaj QSUT, i cili është konsideruar si vatër e rrezikshme e përhapjes së koronavirusit, pasi aty janë infektuar shumë mjekë dhe pacientë. Cili shprehet prerë se është absurde ta cilësosh QSUT vatër infeksioni, pasi sipas saj, ai është spitali më i madhe dhe i mirë në vend, ku shpëtohen jetë njerëzish, edhe kur përqindja e vdekshmërisë është shumë e mdhe.

E gjithë rruga e infektimit me koronavirusin për ju sa zgjati?

Nuk ka asnjë arsye të bëhet tampon në dalje. Unë zgjodha të mos i bëj bashkëshortit. Në total shkoi 13 ndoshta shumë e lodhur, por unë kam simptoma ende, po të bëj 100 metra më duhet të ndaloj, të marr frymë thellë.

Ju nuk jeni rrezik infektimi për njerëzit e tjerë…

Mjekja: Njerëzit më largohen dhe është për të qeshur. Patjetër që virusi rikthehet, por në të gjitha rastet trupi ruan imunitet për 6 muaj, ose një vit. Në QSUT unë kam hyrë 18 vjeç dhe është i vetmi spital ku aty bëhet shkencë. Aty nuk bëhet korrupsion, në asnjë formë nuk ekzistojnë aty se sa më dha pacienti. Nuk po them që rroba ime është maksimale, por absolutisht nuk mund të blesh një fustan me ato lekët e vdekjes. Prandaj duhet të theksoj se Hematologjia nuk është Ëuhan, por kanë vetëm një të përbashkët, që kanë dy shkonja të përbashkëta.

Pse ka kaq mjekë të infektuar, ku thuhet se QSUT është kthyer në vatër?

Kjo është absurde. Në një ditë në një klinikë në kat të tretë, në një godinë me gjashtë kate, aty mund të qarkullojnë të paktën 60 pacientë, që janë absolutisht me maska. Që kur u zbulua rasti zero, jemi munduar t’i mbajmë në dhoma të ndara, por sigurisht që është verë dhe hapet dera, s’mund të thyejmë atë lidhjen mes pacientëve. Ju shkoni në një supermarket, ku mund të keni 5 veta në radhë dhe nëse njëri teshtin, virusi mund të përhapet deri në 8 metra. Vendosja e maskave duhet të ishte bërë mandatore me kohë. Ne gjithë kohës kemi pasur mbrojtje, jemi të mbuluar totalisht, na duken vetëm sytë. Është absurd të mendosh, janë 60 pacientë dhe 120 familjarë poshtë. Unë në zyrën time, që është 3 metra katror, mund të kem pas edhe 10 familjarë. Për hir të së vërtetës, QSUT është ndoshta spitali më i madh dhe më i bukur. E di sa e bukur është kjo karantina, se kushdo që të sëmuret, më fal Zot qoftë z.Rama, z.Basha, znj.Kryemadhi, jemi të gjithë njësoj, askush nuk del dot jashtë vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb