Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, ndërsa në pranga ra një 41-vjeçar. Burime zyrtare bënë me dije se gjatë kontrollit të policisë, në fshatin Perlat u bllokua mjeti me drejtues shtetasin A.N., duke kontroll ndaj tij dhe të automjetit.

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”.

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N.,41 vjeç, banues në Mat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe është bërë sekuestrimi i automjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë , për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: