Miratohet vendimi për lejimin e tamponit për COVID-19 tek privati. Kështu bëjnë të ditura burime për “BalkanWeb”.

Mësohet se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin per lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublikë për arsye administrative.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u miratua edhe vendimin për të lejuar fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jopublike, pra në laboratorë privatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb