Familja Messi zbarkon në Milano, këtë gjë do ta bëjnë në ditët në vijim dhe ky është një lajm i konfirmuar. Fillimisht bëhet fjalë për Jorge, babin e Messit, i cili ka blerë ka rezervuar një rezidencë në Milano, shumë pranë rezidencën së re të Inter. Për momentin është thjeshtë çështje biznesi por kaq ka mjaftuar që tifozët zikaltër të ëndërrojnë edhe një herë. Messi nuk është një ëndërr e pa dëgjuar por një transferim i cili është lakuar që në kohën e Morattit.

La Gazzetta
La Gazzetta

Që Messi të largohet nga Barcelona në moshën 33 vjeçare duhet më shumë se sa kaq por fakt është që këtë vit më shumë se kurrë Messi nuk ndihet komod në Barcelonë. Më shumë se sa me klubin, atë që përfaqëson Barcelona për të, Messi nuk ndihet komod me drejtuesit, duke nisur nga presidenti Bartomeu e deri tek pjesa tjetër e stafit drejtues, Abidal dhe trajneri Setien. Nëse Bartomeu konfirmohet sërish në krye të Barcelonës, Messi do të kishte më shumë se një arsye të largohet, por zgjedhjet e reja do të bëhen në 2021, nëse Messi vendos të largohet, kjo mund të ndodh verën e ardhshme. Po ashtu, Messi nuk ka një marrëdhënie të mirë me shtetin spanjoll, akuzat dhe dënimi për evazion fiskal, kanë bërë që babai i tij të s’postoj interesat ekonomike të djalit të tij në Itali.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të gjithë këto lëvizje kanë bërë që në Itali dhe Spanjë, mediat të flasin për një largim të bujshëm, për momentin është thjeshtë një ide e çmendur. Messi nga ana e tij duket larg këtyre diskutimeve teksa së bashku me mikun e tij Luis Suarez dhe familjen po shijon disa ditë relaksi në Ibiza mbi jahtin e tij luksoz.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: