Aktori spanjoll, Antonio Banderas njoftoi dje në 10 gusht, në ditën e 60-vjetorit të tij, se është diagnostikuar pozitiv me COVID-19, ndërsa specifikoi se ishte relativisht mirë dhe vetëm pak i lodhur.

“E shoh veten të detyruar t’i festoj 60 vitet e mia duke ndjekur një karantinë, pasi jam diagnostikuar pozitiv me sëmundjen e COVID-19”, shkruajti aktori në rrjetet sociale, pa treguar se ku po e kalon këtë karantinë.

“Ndihem relativisht mirë, vetëm pak më i lodhur se zakonisht dhe kam besim se do të shërohem sa më shpejt të jetë e mundur, duke ndjekur këshillat mjekësore, që shpresoj të më lejojnë të kapërcej infeksionin që kam dhe nga i cili po vuajnë shumë njerëz në të gjithë planetin”, shtoi Banderas.

Në njoftimin për shtyp, i shoqëruar me një foto të tij kur ishte fëmijë, ai shtoi se do të përfitojë nga izolimi për të lexuar, shkruar, pushuar dhe vazhduar projektet për t’u dhënë kuptim 60 viteve të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb