Ministria e Punës në Francë ka deklaruar se maska do të bëhet e detyrueshme thuajse në të gjitha vendet e punës në shtetin francez.

“Kjo masë prek të gjitha fushat ku punonjësit mund të kenë kontakt, siç janë sallat e mbledhjeve, hapësirat e hapura, korridoret, dhomat e ndërrimit ose hapësirat e përbashkëta të punës”, ka deklaruar Ministria e Punës.

Përjashtim nga ky urdhër bëjnë vetëm zyrat personale, ku punon 1 person.

“Duke qenë se rastet me koronavirus  po rriten përditë e më shumë, shëndeti i punonjësve, si edhe vazhdimi i aktivitetit ekonomik, janë në të njëjtën linjë”, tha ministrja e Punës, Elisabeth Borne.

Ajo ka rekomanduar vijimin e punës, ndërsa shtoi se përdorimi i urbaneve nuk do të ishte zgjidhja ideale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb