TIRANE

Kohët e fundit të gjithëve iu ka rënë në sy dobësimi drastik i këngëtares së njohur, Fifi. Edhe pse artistja e ka shprehur shpesh se nuk kishte aspak komplekse për kilogramët e tepërt, e mori vendimin për t’u dobësuar pas disa problemeve shëndetësore.

Ndërsa është përfolur gjatë për mënyrën e dobësuar, Fifi ka vendosur të flasë një herë e mirë për këtë. Duket se rezultatet e saj kanë ardhur pas një diete strikte dhe vullnetit të saj të hekurt dhe jo pas operacionit në stomak, ashtu si është thënë në mediat rozë.

Fifi ka reaguar ashpër ndaj këtyre fjalëve, që i quan dezinformim. Artistja gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh të fortë për të gjithë ata ndihen keq me trupin e tyre apo edhe ata që e kanë gjykuar për fotot e publikuara në ‘Instagram’.

Fifi thekson faktin se nuk dëshiron të shesë trupin, muzikën e ka prioritet, megjithatë fotot që publikon nuk kanë asgjë të keqe. Reagimin e këngëtares mund ta lexoni të plotë më poshtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: