Inter do të sfidojë sot në finalen e Europa League spanjollët e Sevilla-s. Këta të fundit janë rekordmenë pasi kanë fituar më shumë se çdo ekip tjetër trofeun e Europa League, plot 5 herë.

E vetmja mungesë e të dyja skuadrave sot do të jetë Vecino i Inter, por Conte ka menduar për një mesfushë me Barellan, Brozovic, Gagliardinin dhe Young me D’Ambrosion nga krahët. Sulmi do të jetë Lukaku- Lautari. Kurse Sevilla do të luajë me treshen Suso, De Jong dhe Ocampos.

Italianët vijnë të frymëzuar nga një fitore të madhe përballë Shakhtar 5-0, kurse Sevilla mposhti me përmbysje Manchester United-in 2-1. Inter do të kërkojë sot trofeun e 4-t të Europa League, dhe të parin që kur kompeticioni i dytë më i rëndësishëm nisi të quhet kështu, kurse Sevilla kërkon të thellojë rekordin me 6 trofe.

Sevilla: Bounou; Jesus Navas, Kounde, Diego Carlos, Reguilon; Banega, Fernando, Jordan; Suso, De Jong, Ocampos.

Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lukaku, Lautaro Martinez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb