SHKODRA

Një banesë në katin e pestë të një pallati në Shkodër është përfshirë nga flakët pasi një bombolë gazi ka shpërthyer në kuzhinën e saj.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur afër Urës Dervishbeg në qytetin veriperëndimor.
Zjarrfikëset ndërkohë janë duke luftuar me flakët e zjarrit për ta neutralizuar atë, duke u disfavorizuar dhe nga lartësia e banesës në katin e pestë.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në banesë pasi dy familjarët që ishin brenda në momentin e shpërthimit kanë shpëtuar në kohë duke evituar asfiksimin nga tymi i flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb