Porta e Lazio-s do të ketë një rivalitet të ri. Thomas Strakosha dhe Pepe Reina do të konkurrojnë këtë sezon për postin e titullarit.

Sezonet e kaluara Strakosha nuk ka pasur shumë konkurrencë duke qenë thuajse alternativa e vetme e sigurt.

Por tashmë një ish- portier, madje kampion europe dhe bote me Spanjën, Pepe Reina do të luftojë që t’i zërë vendin. Edhe pse në moshën 36- vjeçare, Reinës po i jepet besim nga trajneri Inzaghi.

Mediat italiane shkruajnë se Strakosha dhe Reina do të kenë mundësinë në fushë për të treguar vlerat, dhe në fund, për të zgjedhur kush e garanton portën, i riu shqiptar apo veterani spanjoll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb