Kur kanë kaluar 24 orë nga vrasja e Bujar Çelës, policia e Elbasanit ka vënë në pranga Erion Alibaj.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se Alibejn, policia e konsideron si shtetas problematik.

Alibej përpos dy vrasjeve të porositura më herët ndaj Ramazanit dhe Runajt, dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e Bujar Çelën.

Alibej është kapur me 30 kilogramë kokainë në Itali. Më 2018, Endrit Alibej u vra vëllai i tij dhe një shtetas turk.

Edhe atëherë dyshohet se vrasja ndodhi për shkak të konflikteve për kontroll të hapësirave të trafikut të drogës.

Policia ruaji operacionin në fshehtësi të plotë që të shmangë dekonspirimin. Alibej u arrestua në banesë.

Kujtojmë se Veliu iu bëri thirrje drejtorëve të Komisariatëve që të punojnë intensivisht dhe të zbardhin ngjarje kriminale.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb