ITALI – Prezantuesi italian Enzo Ghinazzi, i njohur në art si Pupo, bëri të ditur se televizioni “Agon Channel” i ka borxh plot 100 mijë euro.

Në një intervistë për “Libero Quotidiano”, Pupo tha se eksperienca në “Agon Channel” ishte argëtuese, por fatkeqësisht ende nuk i kanë dorëzuar çekun e fundit.

Gati një vit pas aventurës në rrjetin shqiptaro-italian, që u mbyll jo më shumë se një muaj më parë, prezantuesi i spektaklit “Një këngë për 100 mijë”, i kërkon ndërmarrjes pikërisht 100 mijë euro.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: