ITALI

Italia ka pasur shumë bombera dhe golashënues botërorë, por 37-vjeçari modest, Fabio Quagliarella ka thyer rekordin.

Prej vitit të largët ’99 dhe deri më sot, italiani ka shënuar në 16 sezone radhazi në Serinë A. Sulmuesi ka pasur fatin që nga gjigandët italianë të luajë me Juventusin për 4 vite, teksa karrierën e ka filluar tek Torino.

Më shumë gola ka shënuar për Sampdorian, me të cilën sot përballë Beneventos realizoi për t’i dhënë avantazhin të tijve.

Quagliarella s’ka luajtur kurrë jashtë Italisë, dhe duket se për këtë është shpërblyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb