Mediet greke kanë publikuar video nga tërmeti i fortë, që goditi vendin, në orën 01:50 pas mesnatës. Videoja ka regjistruar momentin e frikshëm brenda një Kishe në Karyes, ku shihet se gjithçka lëkundet nga tërmeti i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Tërmeti i fortë ndodhi në orën 01:50 të së dielës në zonën e detit, 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos, pas tërmetit me madhësi 4.2 në 22:39 të mbrëmjes së kaluar, duke u përqendruar në të njëjtën zonë.

Tërmeti i u fundit u ndje në manastire, gjatë vigjiljes së Kryqit të Shenjtë, (Mali Athos ndjek kremtimin e kalendarit të vjetër, trembëdhjetë ditë ndryshe nga kalendari i ri).

Ai u pasua nga tërmete të tjerë me madhësi më të ulët, ku më i madhi ishte me magnitudë 3.9 në 2:09 të mëngjesit, me të njëjtën epiqendër, pa raportuar dëme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: