Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz tha dje se ishte kundër një ndryshimi në rregullat e disiplinës buxhetore të Bashkimit Europian, i kërkuar nga Franca.

“Ne kemi treguar se e kishim fleksibilitetin e nevojshëm gjatë kësaj krize të koronavirusit të ri”, tha Scholz.

“Rregullat aktuale po funksionojnë” shtoi ai.

Javën e kaluar, sekretari francez i Shtetit për Çeshtjet Europiane, Clément Beaune, deklaroi veten kundër një kthimi në rregullat e disiplinës buxhetore, i pezulluar për shkak të krizës së COVID-19.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb