Raporteri për Shqipërinë i Grupit PPE në Parlamentin Evropian, David Lega komenton situatën politike në Shqipëri. Sipas tij, çdo ndryshim i njëanshmë i marrëveshjes së 5 qershorit është në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një postim në Twitter, Lega shkruan:

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht thelbësor për anëtarësimin në BE. Reforma Zgjedhore e 5 qershorit u miratua në konsensus, u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet zbatuar ashtu siç është dakortësuar.

Ndryshimet e njëanshmë në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimit të KE për hapjen e negociatave. Grupi PPE i bën thirrje autoriteteve të ndalojë çdo ndryshim të njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen siç janë zotuar.”

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb