Myslym Murrizi ka kërkuar numërim elektronik për zgjedhjet e 2021-it, nga foltorja e Kuvendit, fill pasi u miratua Kodi Zgjedhor e u zgjodhën drejtuesit e KQZ-së.

Sipas Murrizit, ndryshimet e miratura sot ndodhën për t’i bërë qejfin si LSI ashtu edhe PD-së. Murrizi shkoi më tej, kur tha se ehde Presidenti Meta ka filluar të premtojë vende pune me idenë që do jetë sërish në qeveri

“I nderuar zoti Balla e kemi kërkuar votën e emigrantëve por më shumë se sa ne është një premtim juaji i pambajtur. Jeni ju ata që i keni degdisur 2 milionë shqiptarë jashtë atdheut. E keni merak t’ja bëni qejfin Lulit e Metës se Meta ka filluar thotë së Presidencë, fillo fol çfarë pune do se unë do jem në qeveri bashkë me Lulin e Ramën. Ndajeni a do ta bëni dyshe apo treshe, kuptohet qeverinë.

Shqiptarët presin qeveri jo nga militantët tuaj, meqë i qëndruat besnik kërkesës së Monëns e Lulit. Por një gjë po ju them, si grur mbi shpinë ka për t’ju qëndruar nëse nuk bëni numërim elektronik. Thirreni këtë të parin e KQZ-së që votuat dhe ngrini infrastrukturën”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb