Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë kur aeroplani i tyre u përplas me një skelë në Queens , New York të  Dielën, sipas zyrtarëve të zjarrfikësve .

“Dëshmitarët raportuan se Cessna i vogël me një motor po lëvizte mjaft shpejt përgjatë ujit, bëri dy kërcime dhe u përplas në skelë”, tha një zyrtar i Departamentit të Zjarrfikësve, duke shtuar se aeroplani “u bë copa”.

Një qytetar i cili po bënte ski në zonë dhe pa aksidentin, ndihmoi në shpëtimin e dy personave që mbijetuan.

Personi i tretë u ndihmua nga stafi i Shërbimit Zjarrfikës ndërkohë që u konfirmua vdekja e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb