Me argumentin se keqmenaxhoi situatën, Etilda Gjonaj, shkarkoi nga detyra drejtorin e burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta. Largimi i drejtuesit të burgut erdhi pak ditë pasi në këtë institucion ka shpërthyer një grevë urie, të cilës i janë bashkuar edhe të dënuarit VIP.

Duket, se situata po agravohet, edhe pse zyrtarisht Drejtoria e Burgjeve thotë se numri i të dënuarve që kanë hyrë në grevë është i papërfillshëm dhe janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e saj. Por largimi i kreut të burgut konfirmon të kundërtën.

Në një letër drejtuar institucioneve por edhe medias, të dënuarit listojë një sërë kërkesash që këmbëngulin në plotësimin e tyre. Ata kërkojnë amnisti gjithë përfshirëse 5-vjeçare, pa asnjë kriter.

Ndërsa thonë se burgimi i përjetshëm duhet të përcaktohet dhe të jetë 20 vjet si në vendet e Bashkimit Europian, si dhe të aplikohet lirimi me kusht, pasi të kryejnë 3/5 e dënimit. Regjimin e posaçëm “41 bis” e konsiderojnë një shkelje të të drejtave.

Pavarësisht grevës deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim institucional. Por duket se situata do të rëndohet përderisa ushqimin e kanë refuzuar edhe të dënuarin në Burgun e Reçit, të Shënkollit si dhe një sektor në burgun e Burrelit. Të dënuarit thonë se po kërcënohen me transferim nëse hyjnë ë në grevë, por gjasat janë që situate të rëndohet, përderisa shumë të dënuar po transferohen në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb