Nga një trajner emergjence në fillim, Gattuso ka ditur që më punë dhe shpirt të madh gare të fitoj respektin e lojtarëve, stafit drejtues dhe qytetit të Napolit. Diskutimi është ndryshe tani pasi palët po negociojnë rinovimin e kontratës aktuale e cila i skadon në 2021. Në tavolinën e Gattuso qëndron një kontrate e re, një rinovim edhe për dy sezone të tjera.

Fc Barcelona V Ssc Napoli Uefa Champions League Round Of 16: Second Leg
Fc Barcelona V Ssc Napoli Uefa Champions League Round Of 16: Second Leg

Presidenti De Laurentiis është bindur që të heq edhe klauzolën e tij të largimit prej 7 milion euro, lëvizje këto që kanë bashkuar edhe më shumë palët dhe sipas mediave italiane në muajt në vijim pritet të zyrtarizohet edhe marrëveshja e re. Gattuso do të firmos një kontratë deri në 2023 nga ku do të përfitoj 2 milion euro në sezon plus bonuse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb