SAMOS

Dy fëmijë të moshës 17 vjeç dhe 15 vjeç u nxorrën të vdekur në Vathi të Samos. Ata u zunë poshtë nga një mur në ndërtim pas tërmetit të fortë që goditi ishullin. Sipas informacionit të parë nga Mbrojtja Civile, adoleshentët po kalonin një rrugë të ngushtë, kur një mur ngjitur u shemb dhe i zuri poshtë, shkruajnë mediat greke.

Djali u nxor i vdekur, ndërsa pak më vonë, megjithë përpjekjet e mjekëve, edhe një vajzë e dytë u nxor e vdekur. Në të njëjtën kohë, është kërkuar avioni për të transportuar një fëmijë të tretë, 14 vjeç, i cili ka fraktura të rënda, në një spital në Athinë. Fëmija i tretë u plagos në një pikë tjetër nga ajo e tragjedisë me dy fëmijët e vdekur.

Katër nga të plagosurit u transportuan në Spitalin e Samos, sipas administratës së Institucionit të Infermierisë. Të tetë të plagosurit pësuan lëndime ortopedike. Lidhur me dëmtimet në Samos, më shumë dëmtime pësuan ndërtesat e vjetra.

https://youtu.be/KXAmwkjOmIE

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb