Humb jetën një i ri nga fshati Kutal në Përmet.

Mësohet se i riu, i identifikuar si Endrit Baçi, 30 vjeç ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij mbi pasarelën pranë fshatit Kutal dhe dyshohet se ka rrëshkitur nga 10 metra lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur para 1 ore, kur i riu banor i fshatit u largua nga banesa dhe më vonë dëshmitarë panë trupin e tij të pajetë poshtë një ure.

Përveçse aksidentale, nuk përjashtohet as mundësia që i riu ta ketë ndërmarrë vetë aktin e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb