Një tjetër politikan shqiptar ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se ka ndërruar jetë ish-kryebashkiaku demokrat, Beqir Arifaj.
Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga miq dhe të afër të të ndjerit, përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale.
66-vjeçari ishte prekur me Covid-19 para dy javësh, por pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar familja e kishte dërguar për kurim në një spital të Turqisë.
“Me hidherim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z. BEQIR ARIFAJ. Ai ishte një personalitet mjaft aktiv i jetës politike sociale dhe ekonomike të zonës së Iballes dhe Pukes. Ngushëllimet tona familjes Arifaj”, thuhet në një mesazh.
(BalkanWeb)