Franca ka vendosur një mbrëmje më të rreptë policore në Marsejë, pasi autoritetet thanë se varianti i ri i virusit COVID-19 i gjetur fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, ishte zbuluar në qytet.

Marseja u bashkua me qytete të tjera franceze të tilla si Strasburgu dhe Dijon, me ndalimin e orës policore, duke e dërguar në orën 6 pasdite. Masat më të rrepta në Marsejë do të fillojnë të dielën në mbrëmje.

Masa e re erdhi pasi vdekjet dhe rastet e lidhura me COVID-19 u rritën në Francë, e cila ka numrin e shtatë më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi. Kishte 20 177 raste të reja, të konfirmuara COVID në 24 orët e fundit dhe afërsisht 170 vdekje të tjera në shtetin francez.

Autoritetet thanë se një arsye për vendimin e marrë në Marsejë ishte zbulimi i variantit të ri të COVID-19. Njëzet e tre persona të dyshuar se kanë hyrë në kontakt me variantin e ri kishin rezultuar pozitivë për COVID, tha organi lokal i shëndetit.

Varianti i ri, i cili është analizuar se ka një normë më të madhe transmetimi, është përmendur nga qeveria britanike si arsyeja kryesore për një shpërthim në rastet e COVID-19 në MB gjatë muajit të kaluar.

Presidenti Emmanuel Macron po lufton për të siguruar që Franca të mos përfshihet nga një rritje e madhe e rinovuar e rasteve COVID-19, siç ka qenë kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani dhe po punon për përshpejtimin e përhapjes së vaksinave në vend.

Në Paris, ora policore është 8:00 në darkë deri në orën 6 të mëngjesit e kjo mbetet e pandryshuar tani për tani, megjithëse qeveria ka thënë se nuk do të përjashtojë masat më të rrepta, nëse situata COVID përkeqësohet në Francë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb