Flet për News24 bashkëshortja e Myslim Likës, i plagosur sot në atentatin me armë zjarri në Mamurras.

Ndërsa ngjarja u cilësua si “hakmarrje” për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergj Marku, ku një nga bashkëpunëtorët ishte Ilir Xhepaj (Lika) djali i të plagosurit, Dile Lika ngre tjetër pistë. Ajo thotë se i biri s’ka lidhje me vrasjen e tyre, madje shton se pas arrestimit i biri i kërkoi të shkonte në shtëpinë e Bujar Likes e tu bënte be sipas kanunit, se ai nuk kishte lidhje me vrasjen e tij.

Dile Lika tregoi për gazetaren e News24, Klodiana Lala se bashkëshorti i saj, por edhe persona afër tij e kanë parë atentatorin dhe përmend emrin e Zef Markut si njeriu që mund të ketë qëlluar.

Zef Marku është plagosur në 15 maj 2020 nga Ilir Xhepaj e fill pas kësaj ngjarje ai ka marrë pjesë në atentatin e dy biznesmenëve.

“Myslimi ka qënë në varrimin e motrës së tij në Mamurras. U qëllua kur kthehej nga varrimi, teska shkonte për te shtëpia e motrës nga një makinë e zezë tip Volsëagen me xhama te zinj. Ai vetë dhe personat që ishin me të i kanë parë atentatorët. Është qëllua me plumb shumë afër zemrës.

Bashkëshorti im ka vrarë Gëzim Çelikun dhe ka plagosur një shtetas italian. Iliri (djali) nuk ka gisht në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit se më tha merr babin e shkoni bëni be.

Ne nuk shkuam të kërkonim falje se burri është sëmurë. Ka shkuar baba i Eduart Lames i kanë thënë babës së Bujar Likës se te unë ta kesh gjakun, te asnjë tjetër. Për atentatin ndaj Myslimit dyshoj te Zef Marku, nuk e lidh plagosjen e burrit me dy vrasjet. Për dy vrasjet mund ta kishin vrarë në Tiranë burrin tim. Ne kemi pasur kërcënime plot”, tha Dile Lika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb