Banorët e një pallati 12 katësh të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 në lagjen numër 5 të Durrësit kanë dalë sërish në protestë, pasi ende nuk kanë një përgjigje se çfarë do të bëhet me apartamentet e tyre.
Të grumbulluar para prokurorisë ata thonë se prej 15 muajsh nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet me pallatin. Banorët kërkojnë shembjen e pallatit, pasi siç thonë ata rrezikon jetën e tyre.