MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut regjistron 8 viktima dhe 199 raste të reja nga COVID-19. Vendi ballkanik nuk e ka nisur ende procesin e vaksinimit, ndërkohë shifrat i ka të qëndrueshme.

Nga ana tjetër numri i të shëruarve është më i lartë, pasi 264 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për virusin korona që trajtohen në spitalet në vend është 594.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb