Ndryshe nga herët e tjera, ku çdo gjë kishte shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, një gabim qesharak i ka kushtuar shtrenjtë një grupi trafikantësh në Britaninë e Madhe.

Çdo gjë ishte e rregulluar, sasia me lëndë narkotike ishte vendosur në furgon dhe trafikantëve i kishte mbetur vetëm për të transportuar sasinë në destinacion.

Por, teksa ndodheshin në një autostradë në Bedfordshir, furgonit me të cilin po udhëtonin iu hap dera e prapme dhe e gjithë lënda narkotike filloi të shpërndahej në autostradë.

Në këtë moment, policia nisi një aksion dhe arriti të arrestonte gjashtë persona. Pas incidentit, policia i kërkoi falje qytetarëve që bllokoi autostradën për disa momente, pasi punonjës të shërbimi të pastrimit po kujdeseshin për largimin e bimëve narkotike nga rruga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb