Publicisti nga Kosova, Veton Surroi i ka cilësuar zgjedhjet e sotme si një revolucion zgjedhor dhe përmbysje të elitave politike në pushtet.

Sipas tij, mandate i LVV është i paprecedentë pasi është kundër kapjes së shtetit.

Ai thekson se tashmë LVV dhe partitë që morën votën e qytetarëve kanë para një sfidë dhe shans për të ndërtuar koncensusin e ri për Kosovën si shtet funksional dhe anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.

Vetëvendosja është drejt fitores në Kosovë, madje rrezikon që të marrë qeverinë të vetme ndërsa partitë e tjera tradicionale PDK, LDK e AAK ndodhen shumë më poshtë me vota.

STATUSI NGA VETON SURROI
• Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet.
• LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës.
• LVV së bashku me partitë e tjera të spektrit politik që morën votën e qytetarit të Kosovës janë para një sfide dhe shansi për ndërtimin e një koncensusi të ri për Kosovën si shtet funksional, demokratik e anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb