Ministrja palestineze e Shëndetësisë Mai Al-Kaila ka thënë se autoritetet okupuese izraelite kanë ndaluar futjen e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) në Rripin e Gazës, njoftoi Ambasada e Palestinës në Mal të Zi.

“Ministrja e Shëndetësisë konsideron se autoritetet okupatore izraelite janë përgjegjëse për këtë veprim, për të cilën theksoi se është në kundërshtim me ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, theksohet në një deklaratë të ambasadës.

Më tej shtohet se Al-Kaila ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë ka dërguar 2.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V në Rripin e Gazës, por që autoritetet okupatore kanë ndaluar që vaksinat të mbërrinin në enklavën bregdetare.

“Al-Kaila theksoi se këto vaksina kishin për qëllim personelin mjekësor që punon në repartin e kujdesit intensiv për pacientët me COVID-19 dhe ekipet që punojnë në departamentet e urgjencës”, thuhet në deklaratë, e cila shton se ministrja ka theksuar se qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë komunikojnë me organizatat ndërkombëtare për të ushtruar presion mbi Izraelin për të lejuar futjen e vaksinave në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb