GJIROKASTËR

Detaje të reja kanë dalë në dritë, në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Gjirokastër.

Dy punonjës të OSHEE-së janë nisur për të riparuar një defekt dhe makina e tyre ka rënë në lumë.  Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se sapo janë nxjerrë trupat e dy elektricistëve që ishin brenda në makinën e tyre dhe më pas janë marrë nga rrjedha e ujit.

Dy elektricistët janë mbytur pas orës 12.00. Ka qenë ngjarje e rëndë, që ka tronditur opinionin në Gjirokastër. Ismet Isaraj dhe Selfo Kallfa janë dy viktimat.

Makina ka rrëshqitur dhe ka rënë thellë në ujë e ndaj ka qenë disi e vështirë që të nxirren trupat e pajetë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb