Një aeroplan ushtarak në Nigeri është rrëzuar teksa po i afrohej pistës së Aeroportit Abuja.

“Një avion ushtarak King Air 350 sapo u rrëzua në pistën tonë Abuja pasi raportoi dështimin e motorit gjatë rrugës Minna”, tha Ministri i Aviacionit, Hadi Sirika në llogarinë e tij në Tëitter.

Sipas Al Jazeera, Minna është një qytet rreth 110 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nigerisë, Abuja.

Sirika nuk dha detaje për viktimat, por shkroi se rrëzimi “ka gjasa të jetë fatal”.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të presim rezultatin e hetimit nga ushtria, derisa lutemi për viktimat nëse ka ndonjë”, deklaroi ai.

Sipas medieve lokale, duke cituar Forcën Ajrore Nigeriane thuhet se shtatë pasagjerët në bordin e aeroplanit Beechcraft KingAir B350i vdiqën kur avioni rrëzua në Abuja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb