Agjencia Amerikane e Hapësirës, ka publikuar video të paprecedentë të uljes së anijes kozmike, Perseverance në planetin e Marsit. Rover u dërgua në Mars i pajisur me shumë kamera, shtatë prej të cilave ishin dedikuar momentit të uljes.
Anija kozmike më e përparuar hyri javën e kaluar në atmosferën e Marsit dhe më pas u ul në mënyrë të sigurt në Liqenin Krater pas gati shtatë muajsh udhëtimi, duke filluar një kërkim për prova të jetës antike mikrobiologjike në Planetin e Kuq.
Ajo duhej të kryente një seri komplekse manovrash në mënyrë perfekte dhe të ngadalësohej kur zbriste për të shmangur rreziqet sipërfaqësore dhe të vendoste lehtë roverin në gjashtë rrotat e tij.
Inxhinierët e NASA-s, procesin e uljes në Mars të anijes kozmike me shaka i cilësuan si “shtatë minuta frike”.
Your front-row seat to my Mars landing is here. Watch how we did it.#CountdownToMars pic.twitter.com/Avv13dSVmQ
— NASA's Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) February 22, 2021